DKA në Suharekë realizon fazën e dytë të olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë ka zhvilluar fazën e dytë të “Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e 9-të”, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për vitin shkollor 2025–2026.

Në këtë fazë kanë marrë pjesë nxënësit që kanë kaluar me sukses fazën e parë të testimit. Sipas njoftimit të komunës, procesi është realizuar nga komisionet e formuara nga DKA për hartimin dhe vlerësimin e testeve, duke u zhvilluar me sukses.

Nxënësit fitues nga kjo garë do të avancojnë në nivel republikan, ndërsa më të mirët prej tyre do të përfaqësojnë Kosovën në garën e përbashkët me Shqipërinë.

Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka vlerësuar rëndësinë e kësaj gare, duke theksuar se ajo krijon mundësi për zhvillim dhe konkurrencë të shëndetshme mes nxënësve.

Ai ka uruar nxënësit për suksese në fazat e ardhshme, duke i inkurajuar të vazhdojnë angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz në garat republikane./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit