14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Besnik Krasniqi nuk rikandidon për kryetar të AAK-së në Prizren

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se me përfundimin e mandatit të tij aktual, ka vendosur të mos  rikandidojw  për këtë pozitë.

Krasniqi bëri të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës së brendshme në asnjë nivel organizativ, ndonëse konfirmoi se angazhimi i tij në jetën politike dhe shoqërore do të vazhdojë.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Në reflektimin e tij për periudhën dyvjeçare në krye të degës, që nga zgjedhja e tij më 22 maj 2022, ai vlerësoi procesin demokratik dhe punën e bërë me strukturat e partisë.

Krasniqi shprehu mirënjohje të veçantë për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si një lider që nuk kurseu asgjë për të mirën e përgjithshme.

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

 

“Sot dua t’ju njoftoj se, me përfundimin e mandatit tim si kryetar dege, kam vendosur të mos kandidoj për një mandat tjetër dhe të mos jem pjesë e garës së brendshme në asnjë nivel organizativ. Megjithatë, kjo nuk do të thotë largim nga politika apo nga angazhimi publik. Do të vazhdoj të jem aktiv në jetën politike dhe shoqërore, gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme dhe interesit qytetar”, shkruan Krasniqi.

Ai ka  falënderuar delegatët dhe bashkëpunëtorët për besimin e dhënë gjatë këtij rrugëtimi, duke u uruar suksese kolegëve në proceset e ardhshme që e presin degën e AAK-së në Prizren/PP/.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Lajmet e Fundit