8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Zyrtare: Kosova voton më 7 qershor

U.D presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve.

“Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë. Në linjë me përgjegjësitë kushtetuese, kam pritur në takim kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin biseduam për aspektet organizative. Ndërsa sot përmbylla takimin me drejtuesit e partive politike. Ishin të ftuar 17 parti politike, ishin të pranishëm 15 prej tyre. Dëgjova propozimet e partive”, tha ajo.

“Pas vlerësimit të afateve, nevojave organizative të KQZ-së, kam vendosur që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor. Kjo nuk është ajo që qytetarët kanë dashur, sepse ata presin përbashkim. Po vonohemi në shumë reforma, pa asnjë nevojë. Shumë punë kemi para vetes, dhe nuk e kemi komoditetin për të humbur kohë”, tha Haxhiu.

Edhe partitë politike janë darkoduar që zgjedhjet e reja të mbahen më 7 qershor.

Pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, zyrtarët e partive politike kanë dhënë qëndrimet e tyre.

Sipas përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së 7 qershori është data adekuate.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori, raporton Ekonomia Online.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, cilado nga datat brenda afateve kushtetuese dhe brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e pranueshme, qoftë ajo data 31 apo data 7, kështu që ne jemi të përgatitur, të jemi të gatshëm për zgjedhje dhe të respektojmë afatet ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë ai, duke treguar edhe preferencën e partive tjera për datën.

“Shumica e partive politike të përfaqësuara këtu edhe prezente, kanë qenë për datën 7. Po sidoqoftë ne do të marrim në konsideratë edhe vullnetin e punës dhe arsyet që zgjedhjet të jenë sa më mirë të përgatitura, dhe normal edhe KQZ-ja ka punën e vet, vlerësimin e vet të punës, të gjitha përgatitjet e nevojshme. Edhe prandaj ne jemi fleksibil rreth asaj se a është 31 apo 7”, ka thënë Hamza.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkua 7 qershorin.

Ish-shefja e Grupit Parlament të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë me dije se LDK-ka pajtohet më këtë datë.

“Si LDK dhamë opinionin tonë që të shpallet data e 7 qershorit si data e zgjedhjeve, pasi ishte një arsyetim edhe i KQZ-së për një organizim sa më profesional të zgjedhjeve, dhe ne e mirëkuptojmë këtë kërkesë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Kurse, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se ka një konsensus në mes të partive politike që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor.

“Ka një dakordancë që do ta zgjedhim të jetë 7 qershori. Po duket se ka konsensus që të jetë data 7 qershor. Zgjedhjet janë shans, pak shumë i ka deshtë tash. Janë shans për vendin, ne po bëhemi gati për me ia dhënë Kosovës stabilitetin”, ka thënë Gjini.

Marketing

 

Më Shumë

Spitali i Prizrenit pranon donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion të ri nga kontingjenti italian i misionit KFOR,...

La Liga, Mallorca dhe FFK urojnë Vedat Muriqin për ditëlindje

La Liga, RCD Mallorca dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë uruar ditëlindjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili sot feston 32-vjetorin. La...

Lajmet e Fundit