Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku personeli mjekësor ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Rasti po konsiderohet për vdekje të dyshimtë, ndërsa me konsultim me prokurorin e shtetit, Policia e Kosovës thotë se ka nisur hetimet për rastin duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendngjarja.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë se një person mashkull, rreth 52 vjeç, është sjellë pa shenja jete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin i Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigjjen e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit