15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, si dhe të jetë kandidate për presidente.

Megjithatë, në mbledhjen ku u formalizua rikthimi politik i Osmanit në LDK, munguan disa figura të rëndësishme të partisë, përfshirë edhe ish deputetin Driton Selmanaj.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar ish deputeti Driton Selmanaj, ku tha se nuk kishte kohë dhe se ishte i angazhuar me punë organizative në degën e LDK-së në Prizren.

“Nuk kisha kohë, kisha disa angazhime në degë në Prizren. Kisha punë tjera të organizimit në degë atje dhe nuk kisha kohë me u merr edhe me këto zhvillimet tjera nacionale, më shumë po merrem me pushtetin lokal atje dhe kom vendos të angazhohem atje më shumë”, tha ai.

Ndërsa, i pyetur se si e sheh Vjosa Osmanin si bartëse të listës së LDK-së, Selmanaj nuk dha koment të drejtpërdrejtë, duke thënë se qëndrimet e tij i ka shprehur në mbledhje të kryesisë së partisë.

“Është mirë me pyet dikë tjetër të partisë, ata që kanë marrë pjesë sot në votim në Këshill të Përgjithshëm dhe që kanë votuar për. Unë i kam shpreh qëndrimet e mia në mbledhje të kryesisë së partisë dhe aty e kam kry”, përfundoi Selmanaj për GazetaBlic.

Përveç tij, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm, siç mësonGazetaBlic, nuk morën pjesë as Rrezarta Krasniqi, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri dhe Vlora Dumoshi.

Marketing

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Lajmet e Fundit