17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore.

Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk është hedhur në votim çështja e përfshirjes së Limajt.

“Pro” Fatmir Limajt kohëve të fundit kanë shtyrë figura me peshë si Ramiz Lladrovci i Drenasit dhe Sami Lushtaku i Skenderajt.

Por, në Kryesi të PDK-së, kjo s’ka gjetur mbështetje.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetar i PDK-së, Bedri Hamza, tha se “pjesa dërmuese” ishin që të mos përfshihej Limaj.

Por, tha ai, “në të ardhmen,” nuk është e përjashtuar.

“Ne sot biseduam në kryesi, unë po ju siguroj që pjesa dërmuese me unanimitet që të veprohte në këtë mëmnyrë. Që NISMA në të ardhmën të jenë pjesë e PDK-së. Por, kësaj radhe nuk do të ketë të prëfshirë në listë të PDK-së. Si rezultat i një marrëveshje politike. Përndryshe e përmende Lladrovcin, është anëtar i këshillit drejtues, por nuk është anëtar i kryesisë,” tha Hamza.

“Është diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Është qëndrim i përgjithshëm që e presim dhe e mirëpresim kontributin e zotit Limaj, të Nismës Socialdemokrate që në këto zgjedhje do t’ia japin PDK-së”, tha ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i Lladrovcit, i cili mbështeti përfshirjen e Limajt.

“U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së. Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në Listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite. Anëtarësia e gjerë, simpatizantët dhe qytetarët, do të jenë në përkrahje të PDK-së, të heronjve tanë të luftës e paqes dhe të Bedri Hamzës!,” shkroi ai./Nacionale/

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Lajmet e Fundit