Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB) për vitet 2027-2029.
Dëgjimet publike janë mbajtur me banorët e fshatrave Peqan, Studençan, Leshan, Tërrnje, Gelancë, Duhël, Bllacë, Dobërdelan, Samadraxhë, Nëpërbisht, Sllapuzhan, si dhe Semtisht, Nishor dhe Kasterrc.

Sipas komunës, qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me projektet prioritare që dëshirojnë të përfshihen në planifikimin buxhetor për vitet e ardhshme.
“Procesi i dëgjimeve publike do të pasqyrohet në përpilimin e draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore, e cila më pas do t’i dorëzohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
