Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.
Ky investim vlerësohet, sipas policisë, si i rëndësishëm për komunitetin lokal, pasi sjell shërbimet policore më afër qytetarëve dhe krijon një pikë të drejtpërdrejtë kontakti për nevojat e tyre të përditshme. Po ashtu, pritet të rrisë transparencën, besimin dhe bashkëpunimin mes qytetarëve dhe policisë, në kuadër të Strategjisë së Policimit në Bashkësi.

“Hapja e zyrës sektoriale policore në Studençan nuk është thjesht një strukturë e re, por një urë komunikimi dhe bashkëpunimi që e bën Strategjinë e Policimit në Bashkësi të prekshme dhe të dobishme për çdo banor të rrethinës”, theksohet në njoftim.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës me stafin e tij, përfaqësues komunal, si dhe zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të forcojë implementimin e Strategjisë së Policimit në Bashkësi, me qëllim rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit me komunitetin./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
