Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Ndërsa komuna dhe institucionet përkatëse theksojnë se po punojnë në zgjidhje afatgjata përmes investimeve dhe projekteve infrastrukturore, banorët kërkojnë ndërhyrje më të shpejta dhe më konkrete për adresimin e këtyre problemeve.

Malisheva ndër vite është përballur me mungesë të ujit të pijshëm, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët, sidomos gjatë verës, kur mungesa e ujit është më e theksuar. Po ashtu, banorët janë përballur vazhdimisht me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, gjë që ka ndikuar negativisht në jetën e tyre të përditshme.

Njohës të ujërave tregojnë për disa nga faktorët e mungesës së ujit, teksa kërkohet më shumë studime dhe hulumtime për adresimin e kësaj çështjeje.

Sipas komunës, pavarësisht investimeve në rrjetin e ujësjellësit, Malisheva vazhdon të përballet me mungesë uji për shkak të thatësisë. Megjithatë, thonë se janë duke u angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për këtë problem.

“Komuna e Malishevës ka problem me furnizimin me ujë për shkak të mungesës së ujit dhe mungesës së rezervave si pasojë e thatësisë. Komuna vazhdimisht është e angazhuar me akterë të tjerë për sigurimin e ujit dhe, bashkë me kompaninë ‘Hidroregjioni Jugor’, jemi duke bërë përpjekje për gjetjen e rezervave të ujit, duke realizuar studime të ndryshme fizibiliteti”, tha Artan Paçarizi, zyrtar për informim në Malishevë.

Kurse, sa i përket energjisë elektrike, nga komuna thonë se janë duke u bërë disa investime që do të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi jetik për banorët.

“Në fund të vitit 2025 ka filluar ndërtimi i një nënstacioni në Malishevë, i cili pritet të rregullojë dhe stabilizojë furnizimin me energji elektrike. Ky nënstacion pritet të përfundojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, thaksoi Paçarizi.

Nga KEDS kanë thënë se kanë përfunduar investimet në rrjetin e tensionit të mesëm. Ndërkaq, KOSTT njofton se punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri në Malishevë po zhvillohen sipas planifikimeve.

Projekti, i cili financohet tërësisht nga KOSTT me vlerë prej 6.7 milionë euro, pritet të përfundojë në janar të vitit 2027. Sipas tyre, ky investim strategjik do ta lidhë për herë të parë Malishevën me rrjetin transmetues 220 kV, duke adresuar mungesën e kapaciteteve transmetuese dhe duke rritur sigurinë, stabilitetin dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

Nënstacioni i ri vlerësohet se do t’u përgjigjet plotësisht kërkesave aktuale dhe zhvillimore të zonës, duke krijuar bazë të qëndrueshme për zhvillim ekonomik.

Ndryshe, banorët e kësaj komune vazhdimisht kanë kërkuar zgjidhje konkrete dhe investime të qëndrueshme në infrastrukturën e ujësjellësit dhe rrjetin energjetik./rtk/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Lajmet e Fundit