Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Ndeshja zhvillohet prej orës 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, që pritet të mbushet me shikues.

Pas dy ndeshjeve, rezultati është 1:1. Kështu që të dy skuadrat synojnë ta bëjnë hapin e madh drejt titullit të kampionit. Skuadra me tri fitore, shpallet kampione.
Një javë më parë, Kastrioti fitoi në Ferizaj me rezultat 37:31. Edhe më bindës ishte Rahoveci në ndeshjen e dytë në shtëpi, të cilën e fitoi 34:24.
Ndeshja e tretë pritet të jetë më e barabartë dhe me rivalitet më të madh./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
