Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Delegacioni komunal u prit nga kryetari i KBI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorët e tyre, me të cilët u shkëmbyen urime për festën.

“Sot, bashkë me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Kurban Bajramit”, ka njoftuar Totaj.

Ai theksoi se “Kurban Bajrami na rikujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, përkushtimit dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit”, duke shtuar se kjo festë duhet të shërbejë për forcimin e lidhjeve familjare, miqësisë dhe bashkëjetesës.

Në urimin e tij, Totaj uroi qytetarët me mesazhin: “Me fat Kurban Bajrami! Qofshi të bekuar me shëndet, paqe dhe mirëqenie në familjet tuaja!”/PriztenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit