Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së kuksianit në vitin 2023 në Prizren.

Së bashku me “Kobrën” ishin dënuar nga shkalla e parë edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj.Susuri ishte dënuar për tri vepra penale me dënim unik prej 7 vite duke përfshirë rrahje për të cilën ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj, armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjashtë muaj dhe manipulim me prova 4 vite e gjashtë muaj.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Për Susurin, Apeli ka marrë vendim që të ja ndryshoj vetëm dënimin për veprën manipulim me prova, duke ja zbritur dënimin nga 4 vite e 6 muaj në 3 vite burgim. Kështu duke ja ndryshuar dënimin unik nga 7 vite burgim në 5 vite burgim unik.“Gjykata e Apelit e Kosovës, ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special vetëm përkitazi me vendimin mbi dënimin për veprën penale manipulimi me prova nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së, ashtu që për këtë vepër penale të njëjtit i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve, ndërsa për tri veprat penale për të cilat është shpallur fajtor të akuzuarit R.S, i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve”- thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të datës 28.05.2026.

Nërsa për Arben Vezajn për pjesëmarrje në rrahje është vërtetuar dënimi me burgim prej 1 viti, edhe për Burim Mazreku është vërtetuar dënimi me burgim për manipulim me prova që i ishte shqiptuar në dënim me burgim prej 1 viti dhe Jesmir Badallajt i është vërtetuar dënimi nga Apelit për pjesëmarrje në rrahje dhe, armëmbajtje pa leje, për çka i ishte shqiptuar dënim unik 2 vite burgim.Kurse ankesat për pjesët e tjera të aktgjykimit, Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara, kurse e ka hedhur si të palejuar ankesën e përfaqësuesit të palës së dëmtuar.Gjykata e Apelit kanë thënë se nga analizimi i aktgjykimit të Themelores nuk është vërejtur se aktgjykimi është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, aktgjykimi është i qartë, në përputhje të plotë me arsyetimin e tij dhe ka dhënë arsye të qarta lidhur me vendimin, kohën dhe mënyrën se si është kryer vepra penale.“Sa i përket pretendimeve ankimore të mbrojtësve të të akuzuarve për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 paragrafi 2 nënparagrafët 2.1, 2.2, 2.5 dhe 2.7 lidhur me nenin 369 të KPPK-së, si dhe shkelje të nenit 53 të KPPK-së, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se të njëjtat janë të pabazuara.

Kjo për faktin se dispozitivi i aktgjykimit është i qartë, konkret dhe në përputhje të plotë me arsyetimin e tij, ndërsa gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me të gjitha faktet vendimtare të kësaj çështjeje penale-juridike, duke bërë vlerësimin e provave në pajtim me nenin 361 paragrafi 1 të KPPK-së dhe duke dhënë arsye të qarta lidhur me vendin, kohën, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale nga të akuzuarit”- thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykata Themelore kishte marrë vendim me datë 09.10.2025 për të akuzuarit dhe i kishte shpallur fajtorë për veprat që u ngarkoheshin.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit