Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga Kosova po i drejtohen qyteteve bregdetare të Shqipërisë për të kaluar ditët e pushimit.

Qytetarët shprehen se kushtet e favorshme të motit dhe çmimet e përballueshme janë ndër arsyet kryesore që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për fundjavën.

“Koha është shumë e mirë dhe deti është alternativa më e mirë për të kaluar fundjavën me familjen. Edhe çmimet janë të arsyeshme,” shprehen disa prej udhëtarëve.

Lëvizja e shtuar është lehtësuar edhe nga procedurat e reja kufitare. Që prej 1 majit, në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës zbatohet procedura e thjeshtuar e kalimit, e cila mundëson lëvizjen pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, duke reduktuar ndjeshëm kohën e pritjes.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin shqiptar kanë hyrë më shumë se 26 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Autoritetet parashikojnë që fluksi të vijojë i lartë gjatë gjithë fundjavës, veçanërisht në drejtim të zonave turistike bregdetare./abcnews.al/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit