Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme në një aktivitet kushtuar mbrojtjes së mjedisit.
Organizatorët e festivalit kanë falënderuar të gjithë qytetarët që iu përgjigjën ftesës për t’iu bashkuar aksionit, si dhe institucionet dhe organizatat që kontribuuan në këtë nismë.

“Falenderojmë të gjithë qytetarët që iu përgjigjën ftesës së Bunarfest, si dhe Universitetin e Prizrenit, American Corner, Shkollën Teknike ‘11 Marsi’, Fondacionin Lumbardhi, OJQ EDUCO, Kosova Education Center – KEC, Kuvendin Rinor të Prizrenit dhe EKO Regjionin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Pastrimi i shtratit të lumit është një nga aktivitetet tradicionale që paraprin garën kryesore të Bunarfestit, duke promovuar kujdesin për mjedisin dhe ruajtjen e pastërtisë së Lumbardhit.
Aktivitetet e festivalit do të vazhdojnë gjatë fundjavës me program artistik dhe garën tradicionale në lumin Lumbardh, e cila çdo vit mbledh dhjetëra pjesëmarrës dhe vizitorë në Prizren./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
