Në Spitalin e Prizrenit nis Skriningu Neonatal për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tek foshnjat

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve kongjenitale dhe metabolike tek foshnjat e porsalindura.

Ky program realizohet përmes një procedure të thjeshtë, të sigurt dhe pa rrezik, duke mundësuar diagnostikim dhe trajtim në kohë, me qëllim parandalimin e komplikimeve të mundshme dhe sigurimin e një fillimi më të shëndetshëm të jetës, raporton PrizrenPress.

Njoftimin për fillimin e këtij programi e ka bërë drejtori ekzekutiv i spitalit, Osman Hajdari, i cili ka theksuar rëndësinë e këtij hapi në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj gjeneratave të reja.

“Po ndaj me ju një lajm të rëndësishëm! Në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve të caktuara kongjenitale dhe metabolike tek foshnjat e porsalindura. Përmes një procedure të thjeshtë, të sigurt dhe pa rrezik, krijohen mundësi për diagnostikim dhe trajtim në kohë, duke parandaluar komplikime të mundshme dhe duke siguruar një fillim më të shëndetshëm të jetës për fëmijët tanë. Ky është një hap tjetër përpara në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe në kujdesin që u ofrojmë gjeneratave më të reja. Çdo foshnjë meriton një fillim të sigurt në jetë”, ka deklaruar Hajdari./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Lajmet e Fundit