Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të Konferencës Rajonale për Kripto-Asetet dhe Paranë Digjitale, të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Delegacioni udhëhiqej nga Tobias Adrian, ndërsa gjatë takimit u diskutua për potencialin që ofron Prizreni në fushën e zhvillimit dhe inovacionit.
“Me kënaqësi takova sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të Konferencës Rajonale për Kripto-Asetet dhe Paranë Digjitale. I njoftova mysafirët për potencialin e Komunës së Prizrenit në fushën e zhvillimit dhe inovacionit”, ka deklaruar Totaj.
Ai bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Prizren, mysafirët patën mundësinë të njihen nga afër edhe me vlerat historike, kulturore dhe turistike të qytetit.
“Gjatë vizitës, mysafirët i panë edhe vlerat historike, kulturore dhe turistike të qytetit të Prizrenit”, ka shtuar Totaj./ PrizrenPress.com
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
