1.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Besniku i LDK-së

Ridvan Hoxha LDKAnëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Ridvan Hoxha për herë të parë ka treguar për ofertat që ka pasur nga partitë e tjera për t’u bërë pjesë e tyre në garën zgjedhore. Ai nuk ka preferuar të flas me emra,por ka thënë se oferta ka pasur nga disa parti politike në këtë qytet.
“Kam pasur disa oferta që në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar të jem pjesë e tyre,por nuk kam pranuar”,tregon Hoxha.

Ai shpreh respektin më të madh për të gjitha partitë politike, që kanë shprehur besimin e gadishmërin që ai të jetë pjesë e tyre.
“Nuk kam pranuar që t’i bashkohem asnjë subjekti politik tjetër edhe pse kam pasur oferta të mira”.

“Kam dashur që t’i qëndrojë besnik LDK-së”.

Hoxha nuk është i kënaqur me zhvillimet aktuale politike të LDK-së në Prizren. Ai thotë se Dega e LDK-së në këtë qytet duhet të mbajë një kuvend pune për të analizuar humbjen që kanë pësuar në zgjedhjet e e nëntorit të vitit të kaluar.

“LDK-ja në Prizren në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar ka pësuar humbje më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2009”,ka vlerësuar Hoxha në TVO.

Ai pranon se LDK-ja në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar nuk ka pasur një program të qartë politik për t’iu ofruar qytetarëve.

“LDK-ja në Prizren ka qenë në gjumë. Kandidatët për asamble janë zgjedhur pa u konsultuar paraprakisht”.

Hoxha ka qenë asambleistëve i vetëm nga LDK-ja i cili ka kritikuar ashpër qeverisjen e pushtetit lokal të Ramadan Mujës.

“Kam ngritur zërin për shkeljet ligjore që i ka bërë ky pushtet. Si rezultat i kësaj, Muja sot po përballet edhe me gjykim”.Sipas tij, LDK-ja në zgjedhjet e vitit të kaluar për shkak të problemeve të brendshme nuk ka arritur të përfitojë politikisht nga keqqeverisja e Mujës.

Ai shpreson se lideri i LDK-së, Isa Mustafa do të vijë në Prizren për të zgjidhur problemet e brendshme që ekzistojnë në degën e LDK-së në këtë qytet.

“Shpresoj se Mustafa do të marrë seriozisht peticionin e anëtarëve të nëndegëve të LDK-së,që kanë bërë .për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë në këtë subjekt politik në Prizren”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Sonte dueli i madh, Fury – Usyk

Sonte është një duel i zjarrtë për ardhuruesit e boksit. Tyson Fury  do të përballet me Oleksandr Usyk rreth orës 23:00. Ukrainasi është kampion i...

22 mijë e 418 foshnja erdhën në jetë në Kosovë nga janari deri në tetor

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë. Kështu thonë të dhënat e publikuara të...

Lajmet e Fundit