Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare dhe asaj botërore.

Ai u përkujtua sot me aktivitetin tradicional të hedhjes së luleve në lumin Lumbardh, nga Ura e Marashit, në vendin ku është hedhur hiri i tij.

Aktiviteti u organizua nga Teatri Profesionist “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke mbledhur qytetarë, artistë, miq dhe dashamirës të veprës së tij.

Drejtori i teatrit, Burim Mustafa, tha se kjo ceremoni tashmë është bërë traditë dhe organizohet çdo 15 qershor në nderim të jetës dhe veprës së aktorit që i dha famë ndërkombëtare Prizrenit, Kosovës dhe kulturës shqiptare.

Ai theksoi se, megjithëse aktiviteti përkujtimor vazhdon të organizohet çdo vit, për fat të keq numri i pjesëmarrësve po vjen duke u zvogëluar.

Ndryshe, Bekim Fehmiu mbetet një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në artin skenik dhe filmik./TV Prizreni/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!


https://prizrenpress.com/428407-2j/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit