Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për fermerët dhe zhvillimin e veprimtarive bujqësore.

Sipas njoftimit, në kuadër të planit të punës për pastrimin e kanaleve të kullimit dhe përrenjve, është realizuar dhe po vazhdon pastrimi i kanalit në fshatin Fortesë.

Ky aktivitet synon përmirësimin e sistemit të kullimit, duke lehtësuar menaxhimin e ujërave dhe duke krijuar kushte më të favorshme për punimin e tokave bujqësore.

Nga Drejtoria e Bujqësisë është bërë e ditur se institucionet komunale mbeten të përkushtuara për t’u qëndruar pranë fermerëve dhe qytetarëve, duke adresuar nevojat e tyre në terren.

Po ashtu, është theksuar se punimet do të vazhdojnë edhe në lokalitete të tjera, në përputhje me planin e veprimit dhe kërkesat e banorëve.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit