Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe.

Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili njoftoi se ka arritur marrëveshje në parim me futbollistin kosovar.

“Futbollisti Vedat Muriqi, me të cilin klubi ka arritur marrëveshje në parim, do të arrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’i kryer testet mjekësore dhe për ta kompletuar fazën e fundit të negociatave të transferimit”, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes.

Sipas raportimeve, rikthimi i Muriqit në Turqi do t’i kushtojë Fenerbahçes rreth 15 milionë euro. Sulmuesi kosovar rikthehet kështu te skuadra ku kishte shkëlqyer para transferimit në Spanjë, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit