Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull 62-vjeçar, nga fshati Serbicë e Poshtme e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.
I njëjti dyshohet se me datën 14.06.2026 ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1000 euro në fshatin Pirane, dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.
Në vazhdim të hetimeve, hetuesit policorë dje kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme.
Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre. Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
Policia e Kosovës deklaron mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e pronës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike, duke vepruar me profesionalizëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
