Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku shërbeu që nga viti 1990.

Dr. Oskaqak përfundoi Fakultetin e Mjekësisë dhe specializimin në Kirurgji, ndërsa gjatë gjithë veprimtarisë së tij profesionale u dallua për përkushtimin, ndershmërinë dhe përgjegjësinë në shërbim të pacientëve.

“Dr. Naser Oskaqak ishte një njeri i afërt, kolegial dhe i përkushtuar ndaj profesionit. Gjatë punës në spital, ai i ka kryer detyrat dhe obligimet profesionale me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi, gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe të gjithë atyre që kishin nevojë për kujdes dhe shërbime shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”.

Menaxhmenti, stafi i Repartit të Kirurgjisë dhe të gjithë punonjësit e spitalit kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e të ndjerit.

“Kujtimi për jetën, kontributin dhe shembullin profesional të Dr. Naser Oskaqakut do të mbetet i përhershëm”.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit