Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi ndërmjet dy komunave.
Marrëveshja u nënshkrua në Xaghra nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Këshillit Lokal të Xaghra-s, Victor Curmi.
“Kjo marrëveshje hap një bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave, promovimin e vlerave kulturore e qytetare, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian”, ka njoftuar Latifi, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, binjakëzimi lidhet edhe me projektin e Bashkimit Evropian “Golden Years, Active Voices: Empowering Elderly Citizens in Democratic Life”, ku Xaghra është lider i projektit, ndërsa Rahoveci partner.
“Projekti synon fuqizimin e rolit të qytetarëve të moshuar, rritjen e pjesëmarrjes së tyre dhe promovimin e dialogut ndër breza”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Maltë, delegacioni nga Rahoveci mori pjesë edhe në Festivalin Tradicional të Fikut, një aktivitet që promovon kulturën, traditën dhe mikpritjen lokale.
“Besojmë se kjo miqësi e re do të shndërrohet në një partneritet të suksesshëm me përfitime konkrete për qytetarët tanë”, ka theksuar Latifi./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
