9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

‘Heroi’ premierë në ABC

heroi filem‘Heroi’ vjen premierë në ABC, për nderë të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky film trajton temë rreth një njeriu që ka parime dhe vyrtyte por bëhet pre e një drame njerëzore të imponuar prej rrethanave shoqërore, politike e ekonomike.

Përsonazhi kryesor, i qajtur Shkëmb, kthehet nga lufta dhe njerëz nga më të ndryshmit vijnë për ta falenderuar për sakrificen e tij. Por me kalimin e kohës e gjithë sakrifica e tij harrohet dhe gjërat ndryshojnë. Ai pastaj jeton në kushte shumë të vështira, e humb punën për mos ta gjetur më. ‘Heroi’ mbetet një luftëtar i zhgënjyer.

Kjo dramë me regji të Luan Kryeziut do të shfaqet nesër me datë 18 shkurt, në kinemanë ABC në Prishtinë prej orës 20:00 dhe 22:00, dramë kjo e cila zgjatë 1 orë e 52 minuta.

Nën regjinë e Luan Kryeziut punuan aktorët: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Selam Lokaj, Çun Lajçi, Enver Petrovci, Xhemi Morina, Luan Daka, Haqif Mulliqi, Besarta Fejza, Glauk Haxhiia dhe Sunaj Raqa. Pastaj,

Roger Simonsz si drejtor fotografie, montazhi nga Larry Waxman, dritat Marjan Spasovski, dizajner i zërit Igor Popovski dhe me produksion të Ilira Film

Më Shumë

Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve me pajisje bujqësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që synon mbështetjen e fermerëve në këtë komunë. Sipas tij,...

Ndeshje pa shikues dhe gjobë e majme për Lirinë

Pas ndeshjes Liria-Vushtrria dhe inicimit të procedurës disiplinore nga KG, KDE ka marrë sot vendimin për parregullsitë në atë duel. VENDIMI I KDE: I.KF “Liria“. Lëshim...

Lajmet e Fundit