6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Kuba vë në dispozicion të studiuesve amerikanë rreth 2 000 dokumente për Heminguejin

80971Telegrami që njoftonte marrjen e çmimit Nobel për Letërsinë nga romancieri amerikan Ernest Hemingueji bën pjesë në rreth 2 000 dokumentet që Kuba vuri në dispozicion të shkencëtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi sot një revistë kulturore kubaneze.

Më tepër se 2 000 dokumente të ruajtura në muzeun Finca Vigia të Havanës, rezidenca e Heminguejit në lartësitë jugore të kryeqytetit kubanez, janë tashmë në dispozicion të shkencëtarëve amerikanë pasi janë dixhitalizuar dhe transferuar në bibliotekën dhe muzeun John F. Kennedy, shpjegon revista “Cuba Comtemporanea” në faqen e saj të internetit cubacontemporanea.com.

“I gjithë ky material pasqyron jetën e përditshme të Heminguejit në Kubë dhe ofron një vizion shumë personal të jetës së tij”, i shpjegoi revistës Susan Wrynn, punonjëse në bibliotekën ”Kennedy”.

“Ndër të tjera, është telegrami i doktor Anders Osterling, i Akademisë suedeze, ku njoftohet Hemingueji se ka fituar çmimin Nobel në vitin 1954, dhe disa mesazhe urimi nga Carl Sandburg, Spencer Tracy, Veronica Cooper, bashkëshortja e Gary Cooper, apo edhe John Huston. Ernest Hemingueji jetoi në Kubë nga viti 1939 deri në 1960-n ku ai u frymëzua veçanërisht për veprën “Plaku dhe deti”.

Më Shumë

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

Lajmet e Fundit