28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Frika e komunistëve nga “libri i rrezikshëm”

Libri i rrezikshëmKomunistët e Ferizajt kishin mbajtur 14 mbledhje për “Katërmbëdhjetë autorë” para se Gjykata e Prizrenit të nxirrte verdiktin për ndalimin dhe djegien e librit të poetëve ferizajas në vitin 1986.

Ky është vetëm njëri prej kujtimeve të këqija që i ka mbetur shkrimtarit dhe publicistit Bardh Frangu, poezitë e të cilit ishin pjesë e antologjisë së botuar në maj të vitit ‘85 në shtëpinë botuese “Ramiz Sadiku” në Prizren.

Komunistët e Ferizajt kishin mbajtur mbledhje nëpër të gjitha bashkësitë e qytetit, ku qytetarët njoftoheshin për “rrezikun e grupit të organizuar” të autorëve të vargjeve poetike, shkruan Koha Ditore.

“Shumë interesante. E mbaj mend si rast, 14 mbledhje, 14 autorë”, kujton Frangu, teksa kthehet në ngjarjet e mesit të viteve ‘80. “Thoshin se ky është libër ‘i rrezikshëm prej këtyre autorëve të organizuar e ju duhet të tregoheni vigjilentë dhe të organizuar’. Do të thotë këso pallavrash politike”.

Në fakt, brezi i poetëve ferizajas ishte i organizuar rreth klubit lokal letrar “De Rada”. Në mesin e tyre kishte poetë që në vitet tetëdhjetë ishin përndjekur prej regjimit jugosllav. Autorët Afrim Demiri, Bardh Frangu, Biser Mehmeti, Borisav Bojkoviq, Fitnete Tuda, Gani Bytyçi, Ismet Aliu, Jovan Sariq, Kemail Aliu, Menduh Leka, Sami Vranovci, Shqipe Azemi, Xheladin Rexhepi dhe Ymrane Abdullahu, të renditur në libër sipas alfabetit, kishin shkruar vargje për “Hasan Prishtinën”, “Në Shtëpinë e Lidhjes”, “Përpjekjen”, “Numërimin në status”, “Minatorin”, “Kullën”, “Odat”, “Zemërimin e poetit”, “Plagën”, apo edhe për “Radion e prishur”, “Një lule” dhe shumë poezi me motive të tjera. Në libër janë edhe poezitë e një serbi dhe të një romi.

Më Shumë

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit