Fatmir Limaj synon të bëhet avokat

fatmirLimaj-tomGashiNjë prej figurave më me ndikim të politikës në dekadën e fundit, i cili që nga paslufta është përballur me së paku katër procese gjyqësore, i mbrojtur nga avokatë vendorë e ndërkombëtarë, synon ta bëhet vetë në të ardhmën.

Fatmir Limaj, ka kaluar pjesën me shkrim të provimit të jurispundencës, që ia mundëson atij të drejtën të ushtrojë profesionin e avokatit.

Lista me emrat e kandidatëve që kanë kaluar provimin e parë me shkrim është publikuar më 21 shkurt në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Deputeti Limaj është renditur si i gjashti në këtë listë ku shënon “Fatmir Limaj nga Malisheva” dhe ka kod identifikues numër 77.

Limaj mund të licensohet në Odën e Avokatëve dhe të përfaqësojë palë në gjykatë nëse e kalon edhe provimim me gojë i cili do të organizohet më 1 mars.

Lista e kandidatëve që kanë kaluar provimin e jurispundencës me shkrim është e nënshkruar nga kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani që njëkohësisht është edhe kryetar i komisionit për provimin e jurispundencës.

Gazeta Jeta në Kosovë ka kontaktuar deputetin Fatmir Limaj, për të mësuar se cilat janë arsyet e tij, që synon të bëhet avokat, por ai ende nuk ka dhënë përgjigje.

Endrit Shala personi kontaktues për media i ish-ministrit të transportit, i pyetur nga gazeta rreth kësaj çështjeje ka thënë shkurt se “kjo është një çështje shumë private dhe personale e z. Limaj”.

Limaj ka përfunduar studimet në fakultetin jurudik në Prishtinë, është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe është i përfshirë në dy aktakuza për korrupsion gjatë kohës sa ishte Ministiër i Telekomunikacionit dhe në një rast gjyqësor për krime lufte. Limaj vazhdimisht ka mohuar të gjitha akuzat. /Gazeta Jeta ne Kosove/

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit