2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Buja: Jap dorëheqje nëse kjo kërkohet

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Ramë Buja, ka thënë se këtë javë funksionalizohet Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili më pas do ta caktojë një ushtrues detyre të rektorit.
Ai ka treguar se ky do të jetë këshill i përkohshëm deri në veprimet e tjera të mëtutjeshme në universitet.

Ministrit Buja nuk i kanë bërë përshtypje adresat nga kanë ardhur kërkesat e fundit për dorëheqjen e tij. Ai ka thënë se nëse do të bëhej një analizë se kush është fajtori do të jepte dorëheqje pa asnjë problem. “Nëse dorëheqja ime shkon për të mirë të rrjedhave të ngjarjeve që kanë ndodhur në universitet unë do ta bëj pa pikë problemi dhe ngarkese. Por, në një gjë duhet të jemi të qartë, për të cilën duhet ta analizojmë mirë, nëse është adresa e saktë tek unë apo nuk është. Përndryshe, ky është problem i vogël”, ka thënë Buja në një intervistë për “Epokën e re”.

Sipas tij, gjendja e krijuar në universitet ka trazuar gjithë opinionin dhe, padyshim, kreun e Ministrisë së Arsimit.

Buja ka thënë se shumë shpejt Këshilli Drejtues i UP-së do të plotësohet me katër përfaqësuesit e MASHT-it, ndërkaq pesë të zgjedhurit e Senatit në këtë këshill kanë marrë besimin nga kjo trupë që të vazhdojnë edhe më tutje punën. Buja ka deklaruar se në Këshillin Drejtues nuk do t’i dërgojë katër anëtarët e dorëhequr, por ata do të jenë emra të ri. Ai nuk ka dashur të komentojë se cilët janë emrat që i ka në kombinim, por është shprehur se po mundohet të jenë njerëz meritorë.

I pari i Arsimit nuk ka dashur të flasë as për kohën se kur do të shpallet konkursi për rektorin e universitetit të parë publik në vend. Buja ka treguar se pas procedimit në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Arsimin e Lartë ka takuar kryeartin e Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe shumicën e shefave të grupeve parlamentare, nga të cilët ka marrë premtime se Ligji për Arsimin e Lartë do të miratohet sa më shpejt që është e mundshme. Buja ka thënë se ky Ligj do të kalojë edhe nëpër një debat publik nga ku do të merren sugjerimet e të gjithë faktorëve të implikuar në këtë çështje.

Më Shumë

Vetura godet këmbësoren në vija të bardha në Prizren – pëson lëndime të rënda

Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën...

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë nuk janë paguar gjatë muajit dhjetor

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me atë, siç thotë SPK, mospagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë...

Lajmet e Fundit