5.7 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Filmi shqiptar “Milenium”, me 5 seri, nesër premierë seria e parë

Besnik BishaFilmi artistik “Milenium”, me regji të Besnik Bishës, që është i ndarë në pesë seri,do të prezantohet premierë, në mbrëmjen e së hënës, në kinemanë “Milenium”, në Tiranë, me serinë e parë të këtij filmi. Filmi që është prodhim i Radio Televizionit Shqiptarë, pas premierës që do të jepet në kinema, në të njëjtën ditë do të fillojë të emetohet po në këtë televizion me fillim në ora 20:30, për të vazhduar me të njëjtin termin dhe me të njëjtën ditë deri në prezantimin e të gjitha serive. Besnik Bisha për KultPlus ka thënë se puna me aktorët e përfshirë në këtë projekt filmik do të ishte dëshirë e çdo regjisori, pasi që ka të përfshirë një kastë shumë profesionale artistësh. Në këtë film me rolet e tyre janë përfshirë artistë si: Ndriçim Xhepa, Ervin Bejleri, Enea Zheku, Klea Huta, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Eralda Hitaj, Spiro Duni…

Ndërkohë, sipas regjisorit Bisha, filmi “Milenium”, është një film me 5 seri ku pos regjisë Bisha është edhe autor i skenarit.
“Vrasja e një studenteje do të zbulojë rrënjët e krimit të cilat janë komplekse, po ashtu si dhe marrëdhëniet njerëzore. Historia e kësaj vrasje do të kalojë kufirin e çdo historie të dëgjuar deri më sot…Hakmarrja primitive …hakmarrja për një dashuri të humbur apo të vjedhur mbas një njeri-monëster të kryej krime ç’njerëzore….. Elona studente në vitin e tretë në juridik, vritet barbarisht nga disa bandite të paidentifikuar. Gjithçka fillon këtu. Tmerri për këtë vrasje makabre dhe enigmatike i përfshin të gjithë të afërmit e saj , babain e Elones, Petron, dy shoqet e dhomës së saj Lorin dhe Grejsin, punonjësin e policisë hetimore, prokuror Blerimin si dhe të dashurin e Elones, Eduardin. Nata në të cilën u krye vrasja ishte e errët si për ta mjegulluar e fshehur më shumë atë. Por dalëngadalë Blerimi, dikur një fqinj i Elones arrin të zbulojë autorët, shkaqet dhe rrënjët e këtij krimi”, ka thënë Bisha rreth përmbajtjes së këtij filmi, që pritet të zgjojë kërshërinë e shikuesve, si për nga tematika që zhvillon, duke pas parasysh edhe vrasjet e shpeshta që po ndodhin të trojet shqiptare, por edhe për nga ana profesionale që është realizuar ky film.

Në anën tjetër, filmi “Milenium”, i ndarë në pesë seri, që i tëri zgjatë dikur rreth 5 orë, sipas Bishës, lirisht mund të shfaqet edhe nëpër kinema, duke prezantuar seritë veç e veç.

Në anën tjetër, muzikën e këtij filmi e ka realizuar Shpëtim Saraçi dhe Endri Sina, drejtor i fotografisë është Leonard Qendro, piktor filmi, Orjana Kamberi, producent, Martin Leka… /KultPlus.com

Më Shumë

Fest 63 – Mbyllet nata e parë! Spektakël, mesazhe të fuqishme sociale. Publikohet juria

Nata e parë e Festivalit të 63të të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta Fest 63 shfaqi...

Komuna dhe partnerët diskutojnë procesin e ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Drejtues të Komunës së Prizrenit kanë takuar zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe ata të Swiss Contactit për të shqyrtuar...

Lajmet e Fundit