11.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Manastiri përkujton Ditën e Mësuesit

ZekolliSot nën organizimin e Institucionit Nacional “Muzeu i Gjuhës Shqipe” në Manastir, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në një tribunë shkencore u përkujtua 120 vjetori i vdekjes së mësuesit Gjerasim Qiriazi.

Drejtori i muzeut Gazmend Hoxhaj, uroi të gjithë mësuesve shqiptarë 7 Marsin, dhe theksoi se këtë vit për herë të parë në mënyrë institucionale shënohet kjo ditë e madhe në Manastir, dhe përkujtohet një nga pishtarët e arsimit shqip, Gjerasim Qiriazi.

Ndërsa Drejtori i Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup Shefqet Zekolli, foli për rëndësinë e kësaj date për historinë tonë kombëtare, duke theksuar kontributin e madh të familjes Qiriazi në ngritjen e arsimit shqip.

Përmes aktivitete shkencore, kulturore dhe kombëtare, ITSHKSH vazhdon të jetë një përkrahëse besnike e “Muzeut të Gjuhës Shqipe” në Manastir, si një institucion i cili dita-ditës po vazhdon të afirmohet dhe konsolidohet.

Gjithashtu janë organizuar aktivitete edhe në të gjitha shkollat fillore të komunës së Gostivarit për të shënuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit Shqiptar.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Përparimi” në Çegran, kishin përgatitur program kulturor dhe artistik.

Në manifestim morën pjesë stafi i shkollës me në krye drejtorin Lulzim Zeqirin, Shefin e Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani, përgjegjësi i Arsimit në komunë, Qeramedin Selimi si dhe një numër i madh i nxënësve, mësimdhënësve dhe veteranëve të arsimit

Më Shumë

Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës shkëlqen në Prizren

Të shtunën, më 18 prill 2026, në Autostrada Hangar, Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, u paraqit me një...

Ylli apo Peja? Sonte në Suharekë vendoset gjysmëfinalisti

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë vendimtare të çerekfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, ku do të përcaktohet skuadra...

Lajmet e Fundit