EULEX: Nuk ka pasur takim Williamson-Thaçi

EULEX-kosoveEULEX ka konfirmuar se Prokurori Clint Williamson nuk është takuar dje me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i EULEX, Blerim Krasniqi, konfirmoi për lajmi.net se “dje nuk ka pasur takim në mes të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Prokurorit Clint Williamson.”

Sipas tij, Willimanson, udhëheqës i Task Forcës Speciale të Hetimit (SITF) gjatë qëndrimit në Prishtinë, është takuar me ministrat Hajredin Kuçi dhe Bajram Rexhepi.

“Gjatë vizitës në Kosovë, Williamson ka qenë i shoqëruar nga Udhëheqësi i EULEX’it, Bernd Borchard. Ata kanë zhvilluar takime të martën me Hajredin Kuçin dhe Bajram Rexhepin”, ka thënë zëdhënësi Blerim Krasniqi.

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Lajmet e Fundit