Në Mamushë hapet ekspozita “A Balkan Tale”

Ekspozita ne mamusheOrganizata Joqeveritare “EC  Ma  Ndryshe” në bashkëpunim me Komunën e Mamushës, kanë hapur ekspozitën “A Balkan Tale”, në Qendrën e Kulturës në Mamushë. Ekspozita është pjesë e projektit rajonal me të njëjtin emër, që është financuar nga Komisioni Evropian.Në ekspozitë, përmes 50 fotografive nga pesë shtete të Ballkanit, të realizuara nga pesë fotografë, paraqiten objektet e trashëgimisë osmane në rajon.

Fotografitë e ekspozuara janë një dokumentim i këtyre vlerave që kërkojnë vëmendje të shtuar ndaj parandalimit të degradimit të tyre dhe një thirrje për kujdes institucional dhe shoqëror. Ekspozita do të mbetet e hapur prej 12 deri 18 mars 2014./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Lajmet e Fundit