15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Profesorët e UPZ-së, vizita studimore në universitetet evropiane

UPZ-objektiProf. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” ka marrë pjesë në një takim të disa universiteteve evropiane organizuar në selinë e Asociacionit të Universiteteve Evropiane në Bruksel. Temë bosht në këtë takim ishte sigurimi i cilësisë, të brendshme dhe të jashtme.

Në këtë takim është marrë vendim për mbajtjen e një sërë “workshop”-esh dhe vizitave studimore gjatë vitit në qytetet evropiane.

“Profesorët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” do të marrin pjesë në këto vizita studimore, si në Dublin-Irlandë, në Porto të Portugalisë dhe në Banjallukë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Të gjitha këto vizita studimore do të financohen nga Bashkimi Evropian, të cilat do të kenë një kontribut të vlefshëm për UPZ-në në aspektin e marrjes së praktikave më të mira dhe në ngritjen e cilësisë në universitet”, thuhet në kumtesën e këtij universiteti.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë takim në Bruksel, u. d. Rektori i UPZ-së ka nisur bisedat për fillimin e bashkëpunimit me një sërë universitetesh evropiane, si nga Portugalia, Austria, Kroacia dhe Sllovenia.

“Në këtë takim është diskutuar po ashtu edhe për anëtarësimin e Parlamentit Studentor të UPZ-së në Unionin e Studentëve Evropian. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për njohjen e diplomave të UPZ-së nga universitetet evropiane”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Andin Hoti: Pashë me sytë e mi tentimin për shantazh ndaj Kurtit për çështjen e presidentit

Andin Hoti, ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit, duke thënë se konfirmon çdo detaj të asaj...

Lajmet e Fundit