22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Në Rahovec u shënua “Dita Nërkombëtare e Poezisë”

poezi rahovecMe leximin e vargjeve poetike të shumë poetëve rahoveceas, të premten mbrëma në galerinë e arteve të Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, nën patronatin e kryetarit të Rahovecit, Idriz Vehapi, dhe organizimit të Drejtorive për KRS dhe Arsim, u shënua Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e cila ditë koincidon me ditën e parë të pranverës.

Vargjet e krijimtarisë të vetë poetike, i pari i lexoi poeti Ali Dula, me të cilin kjo ditë koincidon edhe me datëlindjën e tij, dhe i cili me këtë rast duhet të ishte diku tjetër, por e ka zgjedhur të jetë bashkë me njerëzit e fjalës, penës dhe të artit letrar.

Ai në vazhdim lexoi poezitë ” Vrasja e Artistit”, ” Meditimi” dhe ” Kënga ime”, poezi kjo e cila koincidon me veprimtarinë edhe si këngëtar.

Vargjet i lexoi edhe poetesha e re, Hirmete Morina, ndërkaq në vazhdim poezitë “Bota e Hijeve” dhe ” Udhëtimi i pëllumbit” i lexoi Berdi Dula, i cili me këtë rast falënderoi organizatorët dhe kryetarin Vehapi për këtë eveniment dhe uroi që kjo ditë të shënohet tradicionalisht.

Në vazhdim Yllza Pista lexoi poezitë,”Ti”, “Dashuri” dhe “Joni”. kurse poeti pasues në mbrëmje ishte poeti Milazim Bajraj, i cili tha se poezia është shpirti i poetit, e cila edhe lejon edhe shprehjet e barbarizmave dhe të rebelizmit, duke lexuar poezinë ” Mashallah” dhe ” Ti je vetë”.

Xheladin Hamza krijues shumëvjçar letrar rahovecas, lexoi poezitë ” Trëndafili i parë”, “Kujt t’i gëzohem” dhe “Amanet”.

Në vazhdim, Besa Hoxha- Beqiri, duke përshëndetur këtë mbrëmje poetike, uroi që këto mbrëmje mos të kufizohen vetëm në një ditë, por takimet të jenë më të shpeshta, ndërkaq ajo lexoi poezitë “Aktrimi”, “Përballë jetës a vdekjes” dhe “Ringjallja”, kurse për fund, si qershia në torte të mbrëmjes ishte paraqitja e poetit e romansierit me famë botërore, Fahredin Shehu, i cili lexoi poezinë “Në Marash” dhe përkthimin e poezisë “Mbishkrimi i princit Sotu”, poezi kjo e cila kjo Shehut i ka ardhur si dhuratë nga një mik prej Ulan Batorit, kryeqytet i Mongolisë, vargjet e cilës poezi janë të gdhendur në një mal të këtij shteti, dhe për herë të parë janë dëgjuar në Rahovec, nga goja e Fahredin Shehut, i cili konsiderohet bashkë me poetin Xhevdet Bajrajn, ambasador i letërsisë kosovare në botën e jashtme. /Rahoveci24/

Më Shumë

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.   Në ndërtesën e...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit