14 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Botohet ”Oshtima e eshtrave” e Beketit

1437“Njerëzit do të rrëqethen, do ngatërrohen e do bëhen konfuzë”, – kjo ishte përgjigja që nobelisti Samuel Beket mori nga publicisti i tij 80 vjet më parë, kur iu refuzua publikimi i krijimit “Oshtima e eshtrave”.

Një histori e shkruar nga Samuel Beket do të dalë në shitje për herë të parë, 80 vjet pasi botuesi i tij kishte refuzuar ta botonte për shkak se leximi i saj i kishte shkaktuar makthe.

Historia enigmatike, e titulluar “Oshtima e eshtrave”, ishte parashikuar si pjesë përbërëse e një vëllimi me histori të shkurtra, botuar në vitin 1934, por botuesi i tij në atë kohë, Charles Prentice i shtëpisë “Chatto & Windus”, e ktheu mbrapsht sepse shumë e çuditshme dhe e vështirë.

Prentice ia dha lajmin Beket me anë të një letre, ku e sqaronte: “Është një makth i vërtetë, më shkakton të dridhura. Njerëzit që do ta lexojnë do të rrëqethen, tronditen e do të ndihen konfuzë nga leximi i asaj historie”.

Në dhjetor 1933, Beket i shkroi një miku të vet se refuzimi i asaj historie, në të cilën kishte derdhur gjithçka që dinte dhe ndjente, e kishte shkurajuar.Që atëherë, historia mbeti e fshehur në arkivat amerikane, duke tërhequr vëmendjen vetëm të studentëve të letërsisë.

Sot, pas 80 vitesh, publikimi i saj është një ngjarje e rëndësishme e të gjithë fansave të shkrimtarit të njohur të “Duke pritur Godonë”, i cili ndërroi jetë në vitin 1989.

Në parathënien që shoqëron historinë shkruhet se në fakt, në lexim të parë, “Oshtima e eshtrave” është e vështirë dhe e errët. “Por nëse një vepër është e errët dhe e vështirë me shumë mundësi është edhe brilante. Dhe në fakt, “Oshtima e eshtrave” është krijimi më kompleks dhe filozofik i Beket”.

Samuel Beket fitoi çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1969 dhe puna e tij frymëzoi shumë shkrimtarë të tjerë.

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit