MMPH-ja kërkon mbrojtjen e monumenteve natyrore në Malishevë

Begaj me zyrtare te MMPHKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjegjësisht drejtorin e Institutit të Kosovës për mbrojtje të natyrës, Fadil Bajraktarin dhe udhëheqësin e departamentit të mbrojtjes së natyrës, Sami Beharmin, të cilët kërkuan që Kuvendi i Komunës, të marr vendim për mbrojtjen e monumenteve të natyrës në territorin e Komunës së Malishevës.

Begaj e falënderoi për vizitën dhe angazhimin e tyre, në mbrojtjen e monumenteve natyrore në Malishevë, si dhe i njoftoi se Kuvendi i Komunës së Malishevës, vite më parë, ka miratuar listën e monumenteve të natyrës, por kërkoi që edhe institucionet qendrore të jenë të angazhuara në këtë drejtim. Ai premtoi që brenda një kohe të shkurtë, do ta shtron këtë çështje në Kuvendin e Komunës për miratim, në mënyrë që edhe ligjërisht, monumentet natyrore, si një pasuri e veçantë e Malishevës, të mbrohen.

Zyrtarët e MMPH-së, thanë, se këto zona, janë të identifikuara si zona të veçanta natyrore dhe është shumë e nevojshme që të mbrohen. Në listën e monumenteve natyrore, janë të identifikuara 17 zona. Zyrtarët e kësaj ministrie, po ashtu kërkuan që Shpella e Flladit në Panorc, të mbyllet përkohësisht, deri në rregullimin e plotë të saj për vizitorë, në mënyrë që të mbrohet nga dëmtimi që po i bëhet nga personat e papërgjegjshëm. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit