10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

GKK ka hapur konkursi për “Artistët e së nesërmes 2014”

GKKGaleria Kombëtare e Kosovës ka hapur konkursin për çmimi “Artistët e së Nesërmes” 2014. Programi iu jep artistëve mundësinë që të fitojnë një rezidencë gjashtë javësh në New York.

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Galerinë Kombëtare të Kosovës formularin e plotësuar i cili merret në GKK , portofolio me përmbledhjen e punimeve të realizuara dhe biografinë personale. Afati i fundit për aplikim është 5 maj 2014 ndërsa të drejtë konkurimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, instilacionit, fotografisë, videos dhe performancës,
nën moshën 35-vjeçare.

Katër finalistët e “Çmimit Artistët e së Nesërmes” do të ekspozohen në GKK, ndërsa një juri ndërkombëtare do të shqyrtojë propozimet, do të intervistojë artistët dhe do të shpallë fituesin. Fituesi i çmimit 2014 do të shpërblehet me një residencë 6 javëshe në Nju Jork, SHBA (Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial – www.iscp-nyc.org) ku do të ketë mundësi të ndërtojë një rrjet kontaktesh që do ta ndihmojnë në karrierë.

Çmimi “Artistët e së Nesërmes” organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile nga Nju Jorku. Në programin i cili ka nisur në vitin 1991 në Çekosllovakinë e atëhershme, janë të përfshira edhe dhjetë shtete të tjera.

Në Kosovë, programi është hapur në vitin 2002 dhe është konkursi i vetëm i këtij lloji i cili i afirmon artistët e rinj herët në karrierën e tyre dhe iu jep mundësinë që të fitojnë një rezidencë gjashtë javëshe në New York, ku ata njihen me skenën e artit bashkëkohor të Nju Jorkut dhe çka ajo ofron. Këtë vit, Artistët e së Nesërmes shënon edicionin e tij të dymbëdhjetë.

Katër finalistët e ekspozitës do të ndihmohen në produksionin e punimeve të tyre ndërsa ekspozita finale do të hapet në tetor të këtij viti.

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot...

Zafir Berisha: Shaqir Totaj viktimë e hajdutëve të PDK-së dhe LDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të Komunës, Shaqir Totaj, duke e cilësuar si “infantil politik”. Ai...

Lajmet e Fundit