15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Selami Sahiti i AAK-së, emërohet nënkryetar i Dragashit

AAK-logoPostin e gjertanishëm që mbante profesori, Shehadin Tërshnjaku, tani e tutje do ta ketë, Selami Sahiti, kandidati i AAK-së që garoi për kryetar të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radio Sharrin, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, duke potencuar se ky emërim vjen si rezultat i koalicionit që lidhën në balotazh, PDK-ja me AAK-në.

“Selami Sahiti është emëruar për nënkryetar të Komunës së Dragashit, bazuar në marrëveshjen që kishim në balotazh, kur AAK-ja iu bashkëngjit forcës sonë në garën për kryetar të Komunës”, tha Jenuzi.

Sa i përket postit të nënkryetarit për komunitetet, Jenuzi tha se kjo nuk ka mbetur pezull, për fajin e shqiptarëve, por janë vetë partitë nga Gora që nuk po përcaktohen për një emër.

“Ne e hodhëm në Kuvend zgjedhjen e nënkryetarit për minoritetet, por votimi rezultoi i barabartë mes këshilltarëve të tyre. Nga 8 këshilltarët goranë, u propozuan 2 kandidatë dhe që të dy morën nga 4 vota. Edhe pse votimi u përsërit tre herë, gjithnjë doli ky rezultat. Prandaj ne nuk mund të bëjmë asgjë, derisa të merren vesh partitë nga minoritetet”, tha Jenuzi.

Në seancën e Kuvendit komunal, ku ishte paraparë edhe zgjedhja e nënkryetarit të Komunës për minoritetet, ishin propozuar dy kandidatë, Safet Kushi, nga CDU dhe, Nuhia Tairovci, nga partia VATAN. Gjatë tre raundeve të votimit, që të dy morën nga 4 vota, gjë që dështoi zgjedhja e njërit prej tyre.

Më Shumë

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit