Topi: Politikanët në Kosovë dhe Shqipëri kanë ngjashmëri

BamirTopi-FRDIsh-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, nuk mendon se përkatësia kombëtare e popullatës shumicë ka bërë që Kosova dhe Shqipëria të jenë vendet e vetme në rajon që kanë ngelur shumë mbrapa anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai mendon se politikanët në Kosovë dhe ata në Shqipëri kanë shumë ngjashmëri mes vete.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, ish-presidenti që tash ka bërë subjektin e tij politik në Shqipëri, Frymën e Re Demokratike, ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës në BE është më e vështirë për shkak të specifikave politike, derisa ajo e Shqipërisë, sipas tij, do të duhej të ishte më e lehtë.

“Nëse në rastin tuaj ka edhe elemente të tjera, në Shqipëri fajtori i vetëm që vendi nuk është kandidat për anëtarësim në BE, janë politikanët shqiptarë. Nëse do të demonstronim një politikë më të matur dhe më të kujdesshme, standardet do të ishin realizuar më shpejt. Duhet ndarë sa i përket integrimit ndonëse fizionomia e politikanëve është deri diku e ngjashme”, ka thënë Topi.

Ngjashmëria e politikanëve në Kosovë e Shqipëri, sipas tij, ka të bëjë me përpjekjen e secilit për të tërhequr gjithçka kah “parcela e tij politike”, shpesh edhe duke harruar se janë disa çështje të interesit kombëtar, që janë më të rëndësishme se këto parcela.

“Në përgjithësi shoh shumë ngjashmëri. Ka dhe elementë pozitivë por ka edhe shumë negativë, thënë të drejtën. Me sa duket, kemi huazuar shumë ndaj njëri-tjetrit kulturën e të bërit politikë dhe të prezantimit të saj në institucione”, ka thënë Topi.

Ai ka folur me rezerva për suksesin e qeverisë Rama dhe nuk ka kursyer kritikat për qeverisjen e kaluar të Sali Berishës.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit