“Sepse muza e zezë nuk është e zezë, por në këtë album lidhet me errësirën, misterin dhe një lloj melankolie ku ka dritë. Mua po ashtu më pëlqen kjo lidhja z-z-z, tri z-ja, muza e zezë, që dikujt mund ti tingëllojë e çuditshme. Këngët kanë tituj misteriozë, që nuk i japin të gjitha përgjigjjet”, vazhdon Elina Duni.
Jo domosdoshmërisht ka të bëjë me vdekjen, por edhe kjo është e zezë. Emocioni i natës, thellësia dhe zëri i saj vijnë shumë të ëmbla për të qenë të zeza. As skena ku ajo këndon nuk është e tillë. Rregull të parë e ka këndimin këmbëzbathur, ndërsa me një këmishë të bardhë ajo e vulos idenë e një thjeshtësie që për të duket perfeksioni më i madh në imperfeksionin e një personi.
Shqipërinë, bariun, dashurinë i ka përmbledhur mirë me të ardhur në Prishtinë. Të shtunën mbrëma, Elina Duni me disa muza të zeza nga një muzë e madhe e zezë ishte mishërimi i DAM festivalit, i cili këngëtaren shqiptare që jeton tash e sa vite jashtë Shqipërisë e solli në bashkëpunim me po ashtu një artist tjetër shqiptar që jeton në Francë, Vlashent Sata.
Duni, unike, nisi mbrëmjen e së shtunës me meloditë e saj të reja nga albumi që para pak ditësh u promovua në Shqipëri, ndërsa pati një premierë botërore edhe në Prishtinë. Mes “Në Tiranë”, një këngë ku këngëtarja tregon një inercion që shpesh e tërheq drejt këtij qyteti, u zëvendësua “Në Prishtinë” e ku këngëtarja thotë se po ashtu e ndjen veten mirë.
“Prishtina është gjithmonë një emocion që unë kam dëshirë ta përjetoj. Është ndryshe kur publikut i këndon këngë që ai i di, shembull si këngët shqiptare të vjetra, dhe ndryshe si tani që po vij me dicka të re. Megjithatë, e shoh se këngët kanë depërtuar dhe ky është emocioni më i madh për artistin, kur sheh se kënga e tij hyn në dikë tjetër” thotë Elina për KultPlus.
Këngëtarja e tanimë shumë cmimeve pati përkrah në skenë muzikantët si Enes Bajramliqi, Armend Xhaferi, Gent Rushi e Ermal Rodi, ndërsa solli një pjesë të mirë të albumit dhe këngëve disa prej të cilave i ka shkruar vetë ajo. S`kishte si të mos vinte në këtë koncert, muzikalisht, edhe nëna e këngëtares, shkrimtarja Besa Myftiu, kjo në rolin e tekstshkrueses në njërën prej këngëve të Elinës.
“Ishte një koncert pak i brishtë, por cdo premierë e ka këtë gjë. E kaluara dhe e ardhmja shkojnë bashkë dhe këtu nuk ka dilemë” pohon Duni.
“Sepse muza e zezë nuk është e zezë, por në këtë album lidhet me errësirën, misterin dhe një lloj melankolie ku ka dritë. Mua po ashtu më pëlqen kjo lidhja z-z-z, tri z-ja, muza e zezë, që dikujt mund ti tingëllojë e cuditshme. Këngët kanë tituj misteriozë, që nuk i japin të gjitha përgjigjjet” vazhdon Elina Duni.
“Muza e zezë” do të përkthehet edhe në anglisht, sepse këngëtarja thotë se edhe pse është i destinuar si album për shqiptarët kudo, ka interes që këngët të dëgjohen edhe në gjuhën angleze.
E gjatë të njëjtës natë, ëmbëlsisht afër saj erdhi edhe dikush tjetër. Ai është një zë dhe figurë më pak e njohur se Duni, por që nuk ia lë keq kësaj kur vie fjala për emocionin dhe brishtësinë e paraqitjes skenike. Vlashent Sata, artist shqiptar, erdhi për herë të parë në një skenë kosovare.
Ai nisi me “Ëmbël” një nga pjesëmarrjet e tij në festivalin TOP FEST në Shqipëri, ndërsa vazhdoi edhe me pak këngë nga repertori i tij.
“Si mysafir i Elinës, që për mua mbetet një artist dhe një njeri i mirë, nuk pata mundësi të eksploroj shumë prej këngëve të mia, por për mua të jesh në këtë skenë pranë Elinës është kryevepër” pohon Sata për KultPlus.
“Natyrisht që do të vij prapë në Prishtinë sepse e shoh se ka një dashamirësi të publikut dhe një ngrohtësi që ata ditën të ma ipnin sa isha në skenë. Në projekte të tjera më të mëdha do të jemi prapë në Prishtinë” shtoi Sata.
“Në qershor do të mund të jem në Prishtinë” përfundoi Elina Duni.