14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

15 vite nga rënia e Agim Ramadanit

agim ramadaniSot bëhen 15 vite nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani. Ndërsa nga një institucion i vendit nuk është lajmëruar nëse do ta vizitojnë vendin e rënies të heroit Ramadani, e po ashtu nuk është lajmëruar se a do të ketë ndonjë akademi përkujtimore për këtë ditë.Më poshtë po ua sjellim një historik të shkurtër rreth Betejës së Koshares dhe rënies se heroit Agim Ramdani

M’u shterrshin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”. Këto janë vargjet e poezisë “Liria”, që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.

Poeti martir u shua 15 vjet më parë (11 prill 1999) bashkë me Sali Çekajn, të dy komandantë në betejën e Koshares e sot heronj. Beteja e Koshares është një ndër më të mëdhatë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë.

Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, ajo njihet edhe si ngjarja që theu kufirin shqiptaro-shqiptar. Siç raportohe j, ushtria jugosllave e kohës ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rusë e sllavë të tjerë, si dhe nga “gabimet” e NATO-s.

Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta kishte humbur 140 luftëtarë.

Duke sjellë në vëmendje faktin se beteja ka thyer kufirin Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vitin e kaluar u organizua manifestimi “Ditët e Shqipes”, ku u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule në Koshare.

Agim Ramadani ka qenë anëtar i Akademisë Europiane të Arteve, ndërsa poezia e piktura kanë qenë pasionet e tij gjatë shkollimit të lartë në Zagreb. A i është pjesë e antologjive të ndryshme të letërsisë shqipe botuar pas vitit 2000.

Më Shumë

Mallorca e di se ëndrra për Europë do të shuhet nëse nuk fiton sonte – rikthehet titullar Vedat Muriqi

Mallorca e ka të qartë se ëndrra për të rikthyer futbollin europian pas 22 vitesh do të shuhet, nëse nuk arrijnë të ndalin urgjentisht...

Zenun Totaj, një penë e artë nga Hasi që u ndal para kohe

Edhe pse kisha dëgjuar shumë më herët, me poezinë e Zenun Totës (1955-1974), për herë të parë u njoha në janar të vitit 1992. Po...

Lajmet e Fundit