Thaçi: Besoj se fati i Kosovës është të jetë një komb i zhvilluar

Thaci ne vizitKryeministri Hashim Thaçi në fjalën e mbajtur në Klubin e Korrespodentëve të jashtëm në Tokio, ka thënë se ai ka një vizion të qartë për Kosovën.
Thaçi ka deklaruar se dëshiron të ndërtoj një komb të zhvilluar, me një ekonomi të fortë.“Kam një vizion të qartë për Kosovën. Dua të ndërtoj një komb të zhvilluar, me një ekonomi të fortë që ofron punë dhe standard më të larta jetese për popullin tim. Dua që të realizojmë potencialin tonë. Gjithmonë kam besuar në të ardhmen e vendit tim. Së pari kam besuar se mund të jetë i lirë, i lirë nga dhuna e kontrollit serb. Këtë e kemi arritur. Pastaj, kam besuar se mund të jemi të pavarur, shtet sovran në skenën botërore. Edhe këtë e kemi arritur”, ka thënë ai.

Kryeministri Thaçi ka deklaruar se beson që fati i Kosovës është të jetë një komb i zhvilluar dhe se “nuk ka asnjë dyshim në aftësinë tonë për të arritur këtë”.

Tani besoj se fati i Kosovës është të jetë një komb i zhvilluar. Nuk kam asnjë dyshim në aftësinë tonë për të arritur këtë. Kjo është arsyeja pse unë jam sot këtu në mesin tuaj dhe pata një takim me Kryeministrin tuaj. Desha të ndajë historinë tonë me ju, dhe më e rëndësishmja edhe besimin në atë që ne do të arrijmë. Kosova është e hapur për biznes. Kërkojmë partneritetin tuaj – theksoi Thaçi veç tjerash në fjalën e tij.
Ndërkohë Thaçi ka postuar edhe një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet duke biseduar me kryeministrin japonez, Abe.

“Kryeministri Shinz? Abe ka mirëpritur Kryeministrin Thaci për takim përmbajtësor, ku janë diskutuar përkrahja e kaluar dhe investimet e ardhshme të Japonisë në Kosovë”, shkruan në Facebook.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit