13.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Gjykata speciale pa vendorë

Gjykata-qekiqiNë Gjykatën Speciale nuk do të ketë asnjë gjyqtarë apo prokurorë vendor. Po ashtu, nëse dikush shpallet fajtor nga kjo gjykatë, atëherë ai dënimin do e vuaj jashtë Kosovës. 170 milionë euro pritet që BE-ja të shpenzojë për krijimin e Gjykatës Speciale.

Gjykata Speciale e cila do të trajtojë rastet e dyshuara për krime të luftës të cilat dalin nga raporti i Dick Marty-t, do të përbëhet nga 15 gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, pas asnjë vendor, ndërsa mandati i saj synohet të jetë pesë vjeçar dhe do të financohet nga Bashkimi Evropian, shkruan e përditshmja “Zëri”.

Gjykata Speciale pritet që të fillojë gjykimet e saj mbas 2-3 muajsh dhe një dhomë të veçantë do e ketë në Prishtinë dhe tjetrën në ndonjë qytet evropian. Të dënuarit e mundshëm nga kjo Gjykatë do ta vuajnë dënimin jashtë vendit.

Deputeti Haki Demolli thotë se në dokumentin që aprovoj Kuvendi i Kosovës për themelimin e Gjykatës, thuhet se fajtorët do të vuajnë dënimet jashtë vendit.

“Në dokument parashihet që ekzekutimi i dënimeve për personat që do të dënohen nga kjo gjykatë do të bëhet jashtë Kosovës si dhe mandati i saj mos të jetë i lidhur me afate kohore. Pra, nuk ka ndonjë afat të përcaktuar, por që do të funksionojë derisa vlerësohet se nuk ka vend më për hetime ndaj kryerësve të veprave penale. Gjyqtarët parashihen të jenë ndërkombëtar bashkë me prokurorët”, tha Demolli.

Demolli tha se nuk e di se cila do të jetë kostoja që do të duhet për krijimin e kësaj gjykate por tha se është përmendur shifra e 170 milionë eurosh, raporton “Zëri”.

Më Shumë

“Shpata e Artë 2024” – Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i mbajnë ushtrimin e përbashkët

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtrimin e përbashkët 'Shpata e Artë 2024' me Policinë e Kosovës dhe misionin...

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se LDK-ja s’ka disponim për pjesëmarrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit