10 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Limaj e Zafiri, zyrtarizojnë bashkimin për zgjedhjet nacionale

Limaj-Zafiri-KrasniqiKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, janë bërë bashkë të hënën në Prizren. Ata i kanë dërguar “selame”, liderëve të partive tjera politike, se pas zgjedhjeve në qytetin e Prizrenit mund të vijnë vetëm si turista.

Limaj tha se dy subjektet politike do t’ia kthejnë qytetarëve Prizrenin.

“BD-ja dhe Nisma për Kosovën besoj që përfundimisht edhe për skeptikët e bëjnë të qartë se disa në Prizren mund të vijnë vetëm si turista”, tha Limaj.

“Angazhimi i këtyre dy partive është që Prizrenit t’i kthehet prizrenasve dhe jo të dirigjiohet më nga Prishtina”.

Ndërkaq, Jakup Krasniqi, tha se Nisma për Kosovën dhe Bashkimi Demokratik, do të ndalë politikat që nuk prodhojnë siguri dhe stabilitet.

Edhe kryetari i BD-së, Zafir Berisha tha se dy subjektet politike janë bërë bashkë për të ndërtuar shtetin e Kosovës.

“Sot jemi bashkë për bërjen e shtetit, që po degradohet nga klika politike që i ka degraduar vlerat demokratike”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Zafir Berisha në Romajë: Do ta lidhim Hasin me Anadrinin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, së bashku me ekipin e tij për Kuvendin Komunal, zhvilloi një takim...

Artan Abrashi pas mbylljes së votimeve: Balotazhi na pret – Prizreni do të fitojë!

Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar me një mesazh...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit