Jakup Krasniqi do të paditet

JakupKrasniqi-kuvendBehgjet Pacolli dhe Jakup Krasniqi. I pari ish-president, e i dyti pretendues i zjarrtë që të ulet në karrigen e të parit të vendit, kanë nisur një betejë fjalësh në rrjete sociale. Polemika ka të bëjë pikërisht me postin e presidentit që ka dalë të jetë “mollë sherri” mes këtyre dyve.

Më 22 shkurt të vitit 2011 Behgjet Pacolli mori 62 vota, katër kundër dhe një ishte e pavlefshme, duke u zgjedhur president i vendit. Kreu i Kuvendit nuk ishte pajtuar as atëherë me qëndrimin e partisë së tij të atëhershme PDK-së dhe edhe gjatë seancës kishte bërë deklarata kundërshtuese si “pauza ishte e suksesshme”, shkruan Tribuna.

Disa javë më pas, Kushtetuesja konstatoi se në procesin e votimit për zgjidhjen e presidentit të Kosovës medoemos duhet të jenë të pranishëm në sallë 2/3 e deputetëve e që në rastin e zgjedhjes së Pacollit president nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm. Pra u lejua të shkelet Kushtetuta e vendit nga kreu i Kuvendit i cili lejoi që votimi të bëhet pa qenë 2/3 e deputetëve në sallë. /Tribuna/

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit