Zgjedhjet e parakohshme në pikëpyetje

zgjedhjet5Mungesa e kompromisit politik në vend rreth themelimit të vazhdimit të ulëseve të rezervuara për pakicat dhe Forcave të Armatosura të Kosovës e ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në qershor. Në rast se para 5 majit kur është caktuar seanca plenare për çështjen e themelimit të FAK-ut nuk arrihet ky kompromis, atëherë data 8 qershor mund të bie nga kalendari i mbajtjes së zgjedhjeve.

Më pas, alternativa, mbase edhe e fundit për zgjedhje të parakohshme, do të mbetej 15 qershori. Pas kësaj date caktimi i zgjedhjeve është i mundshëm, por konsiderohet se do të ishte me rrezik, ngase nisin pushimet verore me çka do të rrezikohej dukshëm pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje. Zgjidhja e ngërçit politik para shpalljes së zgjedhjeve ka të bëjë me sigurimin e votave nga minoritetet, sidomos nga ai serb, për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Votat e tyre, po kushtëzohen me vazhdimin e ulëseve të rezervuara për pakicat në Kuvend. Pasi që të dyja vendimet prekin në çështjet kushtetuese, miratimi i tyre do të ishte i mundshëm vetëm me një marrëveshje paraprake, pasi që Kushtetuta e Kosovës e parasheh qartë që ndryshimet mund të bëhen me dy të tretat e votave të deputetëve dhe dy të tretat e votave të minoriteteve./tribuna/

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit