17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

A do vendoset sot për datën e zgjedhjeve?

HashimThaci-IsaMustafaLiderët e partive politike, sot do të takohen për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat pritet të mbahen në qershor. Sipas të gjitha gjasave, ajo do të jetë 8 qershori, kjo pasi që në takimin e fundit të liderëve me ambasadoren amerikane, Thaçi e Mustafa janë pajtuar për këtë datë. Megjithatë, kjo pritet të vendoset nesër, sidomos nëse në seancën e Kuvendit do të arrihet të votohet Forca e Armatosur si dhe të sigurohet konsensus për vazhdimin e vendeve të rezervuara, të cilat më pas do t””i prijnë edhe shpërbërjes së legjislaturës aktuale. Në takimin e paralajmëruar për nesër, krerët e subjekteve politike, pritet të vendosin për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat pritet të mbahen në qershor.

Takimi i fundit i liderëve me ambasadoren amerikane, ka nxjerrë në sipërfaqe 8 qershorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve, me të cilën janë pajtuar edhe dy liderët politikë, Thaçit e Mustafës, por që kjo pritet të vendoset nesër. Gjithashtu mbajtjes së zgjedhjeve pritet t’i hapë rrugë edhe shpërbërja e Kuvendit, nëse ky i fundit arrin ta votojë nesër themelimin e Forcës së Armatosur, proces ky që po kushtëzohet nga partitë minoritare me vazhdimin e vendeve të rezervuara.

Kryeministri Thaçi sot ka ripërsëritur thirrjen që të votohet shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur, pasi që ajo është në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe stabilitetit të vendit.
“Qeveria e Kosovës e ka marrë vendimin për themelimin e ushtrisë. Kjo ushtri do t’i ketë 8 mijë vajza e djem të Kosovës. Do të jetë ushtri e kritereve dhe standardeve të NATO-s. Për formimin e ushtrisë na ka përkrahur edhe Uashingtoni edhe Brukseli edhe NATO. Pra, na ka përkrahur Amerika, Evropa dhe NATO. Tani gjithçka do të vendoset nesër në Kuvendin e Kosovës për të votuar për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ne, gjithë spektri politikë, se si Kosova e meriton të futet në NATO, por nuk mund të futemi në NATO pa e pasur ushtrinë, prandaj e kemi marrë vendimin për themelimin e ushtrisë, ndërsa nesër të gjithë deputetët pa dallim politikë pres që të votojnë për ushtrinë e Kosovës”, ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

Nesër kryesia e Kuvendit pritet ta fusë në rend të ditës edhe votimin për Forcën e Armatosur, derisa seanca e Kuvendit pritet të mbahet po të njëjtën ditë. Por, ndryshimet kushtetuese për FAK-un nuk mund të bëhen edhe pa 2/3 e komuniteteve. Kundër vendeve të rezervuara deri më tani janë deklaruar LDK-ja dhe Lëvizja “Vetëvendosje” pa votën e të cilave nuk mund të shkojë para kërkesa e minoriteteve./Gazeta Blic/

Më Shumë

Qytetari nga Prizreni akuzon KEDS-in: Po e vendosin kabllon e rrymës përreth shtëpisë time, është rrezik për ne

Një qytetar nga Prizreni ka njoftuar se dy ditë më parë kabllot e rrymës me tension të lartë, në afërsi të shtëpisë së tij...

“Erik gaboi gjithçka”, Ronaldo “godet” Ten Hag: U fut në garë i dorëzuar

Largimi i C.Ronaldo-s nga Man.United, për më tepër në atë formë, teksa u shpall i padëshiruar nga Erik Ten Hag, vijon të bëjë zhurmë....

Lajmet e Fundit