21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Dita e Shëngjergjit – një festë pagane që asnjëherë s’u shua

shengjergjMë 6 maj bie dita e Shën Gjergjit, kur kremtohet festa e madhe popullore pranverore, që hyn në kategorinë e festave të motmotit, ka origjinë pagane dhe është relikt i ndërrimit të hyjnive dhe demonëve të natyrës në lashtësi.

Sipas kalendarit gregorian, dita e Shëngjergjit bie më 23 prill, por shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë Perëndimore dhe të Malit të Zi, si dhe disa popuj të Ballkanit e kremtojnë më 6 maj sipas kalendarit Julian.

Në mitologjinë popullore, Shën Gjergji është një trim i cili gjuan nëpër male, ndërsa në njërën nga legjendat që kanë të bëjnë me të, ai shpëton vajzën e mbretit duke e vrarë kuçedrën.

Si relikt i mitologjisë pagane, çdo vit më 6 maj, në mënyra të ndryshme anembanë Kosovës e të trojeve tjera shqiptare kremtohet festa e Shëngjergjit,shkruan Rahovecpress.

Festën e Shëngjergjit, të cilët e festojnë edhe besimtarët e fesë katolike, ortodokse dhe romët, në vendin tonë e festojnë në mënyra të ndryshme, në Gjilan, Pejë, Opojë, ndërkaq në Rahovec, dita e Shëngjergjit kremtohet në tyrben e Pataqanit, të cilën ditë, ky fshat është vend pelegrinazhi të qytetarëve të të gjitha moshave.

Meqë e nderojnë edhe myslimanët edhe të krishterë (kroatët e quajnë “Jurjevo”), Shëngjergji konsiderohet si festë sinkretike, ku njeriu e falënderon natyrën dhe forcat hyjnore, për faktin që shpëtoi, “doli nga dimri”, dhe nga të njëjtat forca kërkon shëndet dhe mbarësi për anëtarë të familjes në të ardhmen.
Elementet e lashta pagane të kësaj feste i bashkojnë njerëzit të përkatësive të ndryshme etnike dhe ithtarët e besimeve të ndryshme rreth saj.

Më Shumë

Përurohet Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël në Ditën e të Pagjeturve

Në Ditën e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është përuruar Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël, në kujtim të 113 martirëve,...

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

Lajmet e Fundit