19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Poezia “Kali i egër” merr çmimin “Ali Podrimja”

poezia ne gjakovPoezia “Kali i egër” e poetit Iljaz Bobaj është shpallur poezia më e mire e lexuar në Mitingun e Poezisë, që është mbajtur të premten në Gjakovë.

Çmimi që është tradicional, jepet nga klubi i letrarëve të Gjakovës “Gjon Nikollë Kazazi” dhe prej vitit të kaluar mban emrin e poetit të ndjerë Ali Podrimja. Bobaj është poet nga Shqipëria, por që prej vitesh jeton në Greqi. Përveç poezisë, merret edhe me përkthime në gjuhen greke, duke përcjellë fjalën e shkruar shqipe tek lexuesi grek. Ndër të tjera, ai ka përkthyer edhe një libër me poezi të poetit Ali Podrimja.

Në Mitingun e Poezisë që këtë vit ka shënuar 50-vjetorin e themelimit, janë ndarë edhe çmime të tjera tradicionale. Çmimin për librin më të mirë në mes dy mitingjeve që mban emrin e poetit dhe themeluesit të mitingut Din Mehmeti, e kanë ndarë poetët Halil Haxhosaj për librin “Ekspozitë në stinën e re”, dhe Sejdi Berisha për librin “Gjethet e hirta të zemërimit”.

Çmimi për vepër jetësore që ndanë shtëpia botuese “Fan Noli”, që udhëhiqet nga poeti Agim Byci, këtë vit iu nda poetit Hasan Hasani. Ndërsa dy poetët mysafirë nga Katalonia, Gustavo Vega Mansilla dhe Tonja Passola, ndanë çmimi për humanizëm “Nënë Tereza”. Ndërsa Bleta Qehaja ka marrë çmimin për “Poeten Debutante”,shkruan Koa Ditore.

Këtë vit organizatori ka ndarë edhe “çmimin jubilar”, i cili i është dhënë poetit të njohur Dritëro Agolli dhe poetit Jeton Kelmendi. Ndonëse ishte paralajmëruar Agolli nuk ka qenë i pranishëm në këtë aktivitet.

Më Shumë

Gërmimet arkeologjike në Hisar të Suharekës sjellin gjetje të reja

Në afërsi të lokalitetit arkeologjik Hisar në Suharekë janë gjetur disa kallëpe për prodhimin e stolive, sikurse edhe enë të ndryshme. Sipas autoriteteve shtetërore...

Ndërron jetë Dr. Tyrhan (Rifat) Kosova, mjek i njohur në Prizren

Ka ndërruar jetë Dr. Tyrhan (Rifat) Kosova nga Prizreni. Ai ka ndërruar jetë më 2 shtator 2024, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në...

Lajmet e Fundit