31.2 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Politika po krijon oligarkët e rinj?

Njeriu mbi pare-dollare“Prangosjen” e mendësisë politike në Kosovë, me ide se pushteti është “fabrika” kryesore që prodhon milionerë, për analistët kosovarë është fenomen që kërkon kohë të zhbëhet. Sipas tyre, kastat politike në rajonin e Ballkanit, si pasojë e kësaj mendësie, vazhdimisht nxjerrin oligarkë të rinj.

Profesori i Shkencave Politike, Bekim Baliqi, ka thënë për Telegrafin se shumica e të angazhuarve nëpër parti politike, janë aty për të realizuar interesa personale.

Sipas tij, nuk është interesi i përgjithshëm ai që po i shtyn individët t’i hyjnë betejës politike.

“Përgjithësisht kemi të bëjmë me njerëz që kalkulimi personal i ka afruar me politikën”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndërsa, i pyetur se a po krijojnë ambiciet e individëve për tu pasuruar përmes politikës, një klasë të oligarkëve të rinj, Baliqi ka thënë: “Kjo më së miri mund të vërehet me deklarimin e pasurisë të cilin e kanë bërë përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës”.

Në anën tjetër, analisti Bexhet Shala mendon se ajo çka është vërejtur deri më tani, është se “njerëzit po i hyjnë politikës për të bërë para dhe për të fituar një status të ri shoqëror”.

Ai tha për Telegrafin se kjo “dëshirë” është prezente edhe nëpër shumicën e vendeve të Ballkanit, duke shtuar se në Kosovë janë dhënë disa sinjale që kjo qasje ndaj politikës ka filluar të ndryshojë.

“Edhe në vendet e Perëndimit ka individë që kanë ambicie të tilla, mirëpo funksionimi i mirëfilltë i shtetit nuk ia mundëson një gjë të tillë. Vendet në tranzicion kanë probleme të tilla, mirëpo ajo që duhet të vihet në spikamë është shpejtësia e kalimit të kësaj mendësie politike. Kroacia është shembulli më i mirë sesi një shtet e kalon tranzicionin në një mënyrë shumë të mirë. Ata kanë arritur që ish-kryeministrin e vendit ta arrestojnë, që është tregues i qartë i konsolidimit të shtetit”, ka thënë Shala.

Ndryshe, Kosova nga institucionet relevante ndërkombëtare shpeshherë është kritikuar për mungesën e gatishmërisë për luftimin e korrupsionit dhe funksionin e gjyqësorit, si mekanizmi kryesor për luftimin e këtij fenomeni.

Më Shumë

20 vjeçari në Prizren arrestohet për trafikim me lëndë narkotike, i konfiskohen 42 doza qese marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet A.Gj në Prizren, nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij,...

Gati 2 mijë e 500 gjoba për 24 orë, Policia njofton për 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë shqiptuar 2493 gjoba trafiku. Nga...

Lajmet e Fundit